Categories Sport

Avdyli zbulon objektivin: Erdha te Kukësi për të fituar trofe!

Javë e ngjeshur për nënkampionët e vendit, Kukësin.

Përpara finales së Superkupës së Shqipërisë, programuar për tu zhvilluar më 18 gusht, drejtuesit kanë rënë dakord për të kryer testin e fundit miqësorë. Bëhet fjalë për Vëllazërimin, skuadrën kosovare që do të udhëtojë drejt Kërçovës për tu ndeshur me fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë.

E përpara këtyre dy takimeve, portieri i verilindorëve, Ilir Avdyli ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit. Në fjalën e tij, Avdyli pohoi se pranoi ofertën e Kukësit për shkak se ekipi lufton për trofe dhe se deri në atë moment luante me skuadra të mesit të tabelës. Sa i përket sfidës së “Elbasan Arenës”, Avdyli deklaroi se Kukësi i ka të gjithë cilësitë për të ngritur lart trofeun.

“Që kur kam ardhur te Kukësi në fillim e kam menduar se do të vij momenti im. Se kur do të vijë, herët a vonë, por që jam duke punuar mjaft mirë, bashkë me kolegët dhe me stafin. Ekipi ka punuar mirë dhe besoj se do të më vijë rasti më shpejt nga sa e kisha menduar. Pres me padurim atë moment. E kam pritur gjatë gjithë kohës një ndeshje ku do të vinte një trofe dhe shpresoj që ta kalojmë në mënyrën më të mirë. Shpresoj shumë te ekipi, pasi ka shumë potencial dhe nuk do të jetë problem një ndeshje e tillë. Vetë këto gjëra që Kukësi ka më ka shtyrë edhe mua që të nis një aventurë të re, pasi kisha kohë që luaja me ekipe që pretendonin mesin e tabelës. Kjo të mban të karikuar gjithë kohës dhe mendoj se duhet ta nxjerr atë maksimumin tim në çdo ndeshje. Kjo është një mundësi shumë e mirë, pasi je gjatë gjithë kohës i përqendruar. “-deklaroi ish-gardiani i Tiranës e Kamzës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME