Categories Lajme

Gripi i derrit në Serbi, Bosnja ndal importet e mishit

Rastet e gripit afrikan të derrave janë bërë shkas që Bosnjë-Hercegovina të ndalë importet e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga fqinjët serbë. Sëmundja ngjitëse prej janarit ka detyruar vrasjen e qindra mijë derrave të butë në Bullgari dhe Rumani, dhe janë cilësuar një sfidë urgjente nga autoritetet europiane.

Bosnjë-Hercegovina ka ndalur përkohësisht importet nga Serbia të mishit të derrit dhe nënprodhimeve të tij.

Shkak për vendimin janë bërë dyshimet për prezencën e gripit afrikan të derrave në disa zona të vendit.

Sipas Ministrisë serbe të Bujqësisë, të konfirmuara edhe nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve, shenja të epidemisë janë raportuar në katër ferma të vogla të kryeqytetit dhe në rrethin e Podunavskit.

Ndërhyrja për ta kufizuar përhapjen e virusit deri tani ka detyruar therjen dhe eleminimin e mbi 120 kokë derrave të butë.

Autoritetet në Serbi dhe Kroaci druhen se të prekur nga sëmundja ngjitëse janë edhe derrat e egër, ndaj dhe kanë kërkuar që të ndalet gjuetia e tyre.

Gripi afrikan i derrave mbetet një sëmundje vdekjeprurëse e pakurueshme, për të cilën nuk ekziston një vaksinë, por ajo nuk transmetohet te njeriu.

Vrasja e kafshëve të prekura është mënyrë e vetme për të mos e zgjeruar infeksionin.

Bashkimi Europian deklaroi javën e kaluar se epidemia që ka nisur të përhapet në Europën Lindore mbetet një nga sfidat më urgjente.

Vetëm në muajin korrik, autoritetet rumune raportuan se kanë therur mbi 50 mijë derra të infektuar në fermat industriale, mbi 9,000 raste janë zbuluar në Poloni dhe Sllovaki, ndërsa Bullgaria parashikon të vrasë rreth 126 mijë derra të sëmurë.

Epidemia e gripit afrikan të derrave nisi të përhapej nga Rusia prej vitit 2014, ndaj edhe vendet europianelindore më afër saj janë më të ekspozuarat ndaj sëmundjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME