Categories Lajme

Aventura tronditëse me avion: Ja ç’u ndodhi 200 pasagjerëve nga Londra në Selanik

Qytetarë të zakonshëm dhe të apasionuarit pas pushimeve që u larguan nga Britania e Madhe për diellin e ngrohtë të janarit në Greqi, ngelën të zemëruar, pasi kompania RyanAir me një shërbim skandaloz i la të bllokuar në një aeroport të largët në Rumani, prej rreth një ditë larg nga Athina pasi devijoi udhëtimin duke shfrytëzuar uljen në një aeroport me kosto të ulët dhe udhëtarëve u sugjeroi marrjen e një autobusi dhe kryerjen e një udhëtimi tjetër tetë orë për të shkuar në destinacionin për të cilin kishin paguar.

Avioni i RyanAir duhet të ulej në Selanik pasi la aeroportin “Stansted” të Londrës të premten në mbrëmje për atë që duhej të ishte një fluturim tre orësh. Megjithatë, kushtet e këqija të motit në Greqi sipas kompanisë detyruan ekuipazhin që të devijonte fluturimin dhe shkatërroi shpresat e atyre që ishin në bord për të shijuar mesnatën me pije apo vakte të shijshme  në qytetin verior të Greqisë.

Në vend që t’i devijonte 200 pasagjerët e fluturimit në Athinë apo aeroportet në Shqipërinë fqinje dhe Maqedoni, avioni fluturoi më në veri, duke kaluar Bullgarinë në qytetin rumun të Timisoara.

Udhëtarët u tërbuan kur linja ajrore u ofroi autobusë për të shkuar në Selanik, një udhëtim mbi 770 km që do t’u merrte 8 orë kohë.

Të paktën 89 pasagjerë refuzuan ofertën, dhe në vend të kësaj iu desh të prisnin në aeroport gjatë natës. Ata më pas hipën në një avion të “Aegean Airlines”, të organizuar nga qeveria greke dhe përfundimisht mbërritën në Selanik pak pas orës 17:00 të shtunën, pothuajse 24 orë të plota pas largimit nga Londra.

Incidenti shkaktoi një valë zemërimi në mediat sociale, ku shumë spekulonin se vendimi i Ryanair për të devijuar deri në Timisoara ishte një masë kursimi nga kompania, pasi linja ajrore low-cost përdor aeroportin si bazë të operacioneve.

Duke kërkuar falje për devijimin që ishte “përtej” kontrollit të tyre, Ryanair tha se klientëve u ofruan një autobus për në destinacionin e tyre ose mund të prisnin që një fluturim alternativ të organizohej pasi u ulën normalisht në Timisoara.

Incidenti vjen më pak se një javë pasi kompania ajrore irlandeze u votua si operatori më i keq i transportit që shërben në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, duke shënuar vetëm një vlerësim prej 40 përqind nga më shumë se 7,900 njerëz të anketuar, ndërsa ky është viti i gjashtë me radhë që Ryanair merr këtë vlerësim./Gazeta shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME