Categories Lajme

Avioni i ngeli në Zyrih por Lajçak niset drejt Prishtinës me ndihmën e ushtrisë zvicerane

Përfundon aventura e Miroslav Lajçak të dërguarit special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi. Lajçak kishte zgjedhur avionin e kompanisë zvicerane Edelëeiss, për të udhëtuar nga nga Zyrihu në Tiranë dhe më pas në Prishtinë, por Kompanisë Edelëeiss, nuk iu lejua fluturimi drejt aeroportit Nënë Tereza të Tiranës.

“Pas një ndërlikimeve të lehta të udhëtimit dje, bashkësia ndërkombëtare hyn në aksion. Jam rrugës për në Prishtinë- një kortezi e ushtrisë zvicerane. Mezi pres të nis vizitën time në Kosovë në orët e pasdites” shkruan Lajçak në tëitter. Lajçka do të diskutojë për modalitetet rreth rinisjes së bisedimeve si dhe do të sjellë data për rinisjen e këtij procesi. Ai do të sjellë data për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, një proces që ka sjellë rezultate reale për njerëzit e Kosovës, që prej se ka nisur”, tha dje për REL, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhival.

Ndërkohë Grenell publikoi në Tëitter se Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. SHBA-ja emëroi Richard Grenell si të dërguar të saj në këtë proces në tetorin e vitit 2019. Ky dialog u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi Kosova vendosi një taksë 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë u pasua me reciprocitet, por në fillim të muajit qershor, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin, me qëllim që t’i jepej shans rinisjes së dialogut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME