Categories Lajme

Pas Noizyt, edhe rivali i tij bën postimin e bujshëm/ Mesazh për Hekuran Billën

Pasi mediat zbuluan miqësinë e reperit Noizy, me 40-vjeçarin Hekuran Billa që u ekzekutua në Komunën e Parisit pak ditë më parë, vjen edhe reagimi i Stresit. Ky i fundit ka zbuluar përmes një postimi në InstaStory se e njihte dhe madje ka pasur miqësi me Billën, të cilin e quan vëlla. Reperi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të 40-vjeçarit, të cilit iu bë atentat të enjten e kaluar.

“Shpirti i vëllait pusho i qetë. Zoti të pastë afër vetes Daxha”, shkruan reperi. Vetë Noizy nuk ka publikuar asnjë foto me viktimën, as këto ditë e as më parë, por në faqet e fansave të reperit ka rënë në sy një foto ky Noizy pozon në krahë të Billës dhe pjesëtarëve të tjerë të OTR. Nuk e dimë historinë e miqësisë së Stresit me Billën, por ky i fundit njihej prej kohësh me Noizy-n që kur ishin emigrantë në Angli të dy dhe merreshin me ndeshjet e rrugës. Madje u tha se miqësia mes të dyve vijoi gjatë, pasi mësohet se këngëtari e vizitonte shumë shpesh Billën edhe kur ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, nga ku u lirua vetëm një vit më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME