Pronari i Sigal Uniqa Group Austria, Avni Ponari, ka dhuruar për spitalin COVID 2, një aparat radiografik modern në ndihmë të betejës së bluzave të bardha me armikun e padukshëm. Lajmin e ka bërë të dituar vetë Ponari, përmes një postimi në facebook, ku përshkruan risitë e aparaturës së dhuruar. Një ndër fasilitetet që kjo aparaturë krijon për pacientët është fakti që ajo mund të shkojë te pacienti dhe jo e kundërta.
Postimi i plotë: E dorzova ne spitalin sonatorium kte aparat radiografik icili eshte prodhim i fundit dhe nje pajisje shume moderne pa ngarkesa radioaktive per perdoruesin dhe pacientin E vecanta e saj eshte leximi drejtperdrejt digital dhe percaktimi i diagnozes menjehere nga mjeku. E dyta tani nuk eshte me nevoja qe i semuri te shkoje tek dhoma e radiografise por radiografia vjen tek krevati i semurit,e para dhe e vetmja ne Shqiperi.Mendoj qe nje pajisje e tille e dhuruar nga SIGAL,UNIQA GROUP AUSTRIA ne kte situate te veshtire do ndihmoje mjeket dhe te semuret qe kane nevoje per sherbim spitalor.
