Categories Lajme

SHBA, Trump fiton një tjetër shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka fituar 15 votat elektorale në Karolinën e Veriut, pas një gare të fortë në këtë shtet federal me Joe Biden. Me këtë fitore, republikanët e mbajnë këtë bastion, që llogaritet në mesin e shteteve kyçe apo përcaktuese në zgjedhjet presidenciale. Trump tani ka 232 vota elektorale, ndërkaq Biden, i cili është shpallur fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit, ka tashmë 290 vota elektorale, duke korr sukses në shtetet ku Trump kishte fituar më 2016, në Pensilvani, Miçigen, Uiskonsin dhe Arizonë.

Trump kishte bërë fushatë intensive në Karolinën e Veriut, me tubime në pikun e pandemisë, duke përfshirë tubimet në Fayetteville, Winston-Salem dhe Greenville, disa javë para zgjedhjeve. Ai kishte planifikuar që të mbante Konventën e Republikanëve në këtë shtet, por u tërhoq pas përplasjes verbale me guvernatorin demokrat, i cili kishte vendosur kufizime për shkak të koronavirusit.

Ndryshe nga mediat e tjera, Associated Press, ende nuk e ka projektuar fituesin në shtetin federal të Xhorxhias, ku të premten ka nisur rinumërimi me dorë i të gjitha votave. Nga numërimi paraprak, presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka një epërsi të ngushtë edhe në Xhorxhia ndaj presidentit Donald Trump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME