Categories Lajme

Avokati i kryebashkiakut të Gramshit zbulon çfarë deklaroi në polici

Avokati i kryebashkiakut të Gramshit Esmerald Xhafa ka folur për Fax News duke thënë se Klodian Tace ka shkuar në polici vetëm për të bërë deklaratë si dëshmitar për veprën penale të vjedhjes së parave, jo si i akuzuar. “Klodian Tace ishte i punësuar pranë një subjekti privat dhe një punonjëse ka bërë kallëzim. Më pas Tace është paraqitur në komisariatin e policisë Tiranë, ka bërë deklarimin dhe referuar proces verbalit, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, ndërsa nga ana e prokurorisë pranë gjykatës të tiranës, kjo çështje i është kaluar komisariatit për zbulimin e autorit. Duke qenë se nuk është zbuluar autori, është pushuar çështje. Bazuar në akt deklarimin, Tace nuk ka asnjë pikë që duhet ta bënte të ditur këtë fakt. Fakti është se nuk ka qenë as i ndaluar, as i arrestuar, thjesht ka dijeni për kryerjen e një vepre penale, e cila më pas është pushuar. Nuk është marrë as për tu ripyetur dhe nuk ka pasur asnjë lloj cilësimi tjetër juridik por si person që ka dijeni për veprën penale”, tha Xhafa. Kryebashkiaku i Gramshit Klodian Taçe dyshohet se ka fshehur hetimin e vitit 2009 nga prokuroria e Tiranës, sipas fakteve te bera publike, ku ai është kallëzuar penalisht nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore me akuzèn e vjedhjès së 68 mijë lekëve të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME