Categories Lajme

Sekuestrohet pallati 1.5 milionë euro tek Shkëmbi i Kavajës (EMRI)

Një pallat me vlerë 1.5 milionë euro në zonën e Shkëmbit të Kavajës është vënë në sekuestro preventive dhe mësohet se është në pronësi të shtetasit Hysen Gashi, ish-kryetar e komunës Rrashbull. Policia e qytetit bregdetar shprehet se sekuestroja e këtij ndërtimi të bllokuar është vendosur pas hetimeve nga Krimi Ekonomik dhe Financiar në ngarkim të ish-kryekomunarit të Rrashbullit për ;shpërdorim detyre’. Pas verifikimit të çdo lejeje të dhënë prej tij, Prokuroria e Durrësit ka dhënë urdhrin për sekuestrimin ndërtimit 9 kat plus papafingo plus 1 kat nën tokë me administrator J.A, banues në Durrës.

Njoftimi: Vendoset sekuestro preventive për një pallat 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të shtetasit H.G, ish-kryetar e komunës Rrashbull, pas informacioneve që dispononte Policia, veprimet janë intensifikuar më tej për verifikimin e lejeve të ndërtimit të lëshuara për çdo objekt. Me urdhër të prokurorit të Prokuroisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndërtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Shuma e sekuestrimit kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME