Categories Lajme

Avokati tregon telefonatën e fundit me Andon Mëhillajn

Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Andon Mëhillajt i dënuar me burg përjetë si pjesë e grupit të Julian Sinanajt. Ndërkohë familjarëve u është thënë se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak.

Avokati Edmond Dema tregon telefonatën e fundit me klientin e tij.

“Dy muaj më parë kemi folur për herë të fundit. Kishim tre vite që kishim bërë rekurs dhe  prisnim që të ngrihej gjykata e Lartë. Ai priste të ngrihej Gjykata e Lartë pasi shpresonte pafajsinë. Pritja mesaduket i ka dobësuar mendjen dhe zemrën.”

Tentativa e vetevrasjes

Avokati thotë se Mëhillaj kishte mohuar gjithmonë akuzat dhe shpresonte që të merrte drejtësinë në Gjykatën e Lartë dhe kujton se  Mëhillaj kishte tentuar dhe vetëvrasjen në burg.

“Qëkur e dorëzova në komisariat kishte një qese me ilaçe me vete. Në burg të Peqinit ka tentuar dhe më parë të kryej vetëvrasje të presë damarët dhe ka shpëtuar pasi i është dhënë ndihma e pare E mundonte fakti se përse cilësohej si kapua i bandës së tritolit Kur as ekonomia as arsimi nuk ia lejonin diçka të tillë. Besonte fort se ishte i pafajshem dhe do tja dilte të fitonte pafajësinë. Ajo çka e implikonte më shumë dënimin e tij ishte deshmia e Juljan Sinanaj, kur ndërkohë Sinanaj në gjyq i ka mohuar shumicën e ngjarjeve që i ishin veshur atij.”

Familjarët thonë se vdekja ka ardhur  për mungesë të ndihmës mjekësore dhe lënies në izolim.   /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME