Categories Lajme

Avokatja e Popullit ‘zë mat’ Policinë e Shtetit: E kanë detyrim numrin identifikues, urdhri i Lleshaj s’duhej zbatuar

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, thotë se do të duhet deri në 5 muaj për kohë për kryerjen e një hetimi të thellë administrativ lidhur me çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

“E kuptoj që qytetarët duan një vendimmarrje të shpejtë, por e vërteta është se ne duhet të jemi të paanshëm dhe të bëjmë punën me standardet e kërkuara. Po shqyrtojmë kalimin e pronësisë nga Qeveria tek Bashkia e Tiranës. Por, kemi një mandat të kufizuar vetëm sa i takon të drejtave të njeriut nëse cenohen. Aty mund të ketë shkelje ligjore, por jo domosdoshmërish janë shkelje të të drejtave të njeriut”, tha znj. Ballanca për Euronews Albania.

Nga ana tjetër, Avokatja e Popullit ishte e prerë në përgjigjen nëse Policia e Shtetit tejkaloi përdorimin e forcës gjatë protestës, duke thënë se kjo është parë qartësisht. Ajo tha se, ka disa persona që kanë bërë ankesë pranë institucionit të drejtuar prej saj.

“Është e qartë që policia ka tejkaluar qartësisht ato që janë standarde të të drejtave të njeriut dhe se si duhet përdorur forca. Është veprimi i fundit që duhet ë kryejë. Ajo që më ka shqetësuar ka qenë sjellja ndaj medias. Ishte e qartë se një pjesë e policisë donte që të mos lejonin median që të filmonin veprimet që ato po kryenin”, deklaroi z. Ballanca.

Sipas saj ka pasur dhunë psikologjike në furgonët e policisë dhe kushtet brenda komisariateve lënë tërësisht për të dëshiruar sidomos për masat për COVID-19.

Avokatja e Popullit e cilësoi të gabuar deklaratën e bërë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me heqjen e numrit identifikues nga uniformat e policëve që morën pjesë në aksion, ku tha se përgjegjësi mban ai dhe drejtori i Policisë nëse ka urdhër të paligjshëm. “Nëse t’i trajnon oficerët e policisë, që ju bëni si them unë qoftë dhe urdhër i paligjshëm, kjo nuk është policia e një vendi demokratik, mund të jetë ushtri nuk e di. Ndoshta dhe prandaj është thënë dhe vazhdimisht se ushtarakët nuk janë ministra të Brendshëm shumë të mirë. Mesa duke ky është dhe rasti”, përfundoi znj. Ballanca.Standart

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME