Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të niset ditën e nesërme për një vizitë dy ditore në Kosovës, me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti. Lideri i opozitës shqiptare do të takojë drejtuesit e lartë të shtetit si dhe përfaqësuesit kryesorë të politikës. Më poshtë axhenda e plotë e vizitës së Bashës në Kosovë. Axhenda e plotë, të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:
Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
VENDI: Kryeministria Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
VENDI: Presidencë Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin ra 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
VENDI: Selia e AAK Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
VENDI: Selia e Nismës Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK
Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.
Zoti Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz. Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqerohet nga Z. Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Z. Besnik Mustafa, ish Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Z. Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH
Z. Arben Cejku, ish ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.
