Categories Lajme

Guvernatori i Toscanës: Po vijnë të infektuar nga Tirana, bllokoni fluturimet!

Vala e dytë e Covid është kthyer tashmë në kryefjalë kudo në botë, teksa dhjetëra vende të globit po goditen sërish nga infektime të reja të koronavirusit. Një frike të tillë i ka dalë përpara guvernatori i rajonit të Toskanës në Itali.

Enrico Rossi i është referuar personave të infektuar në 24 orët e fundit, nga ku rezulton se për 16 raste të reja , 13 prej tyre ishin shtetash shqiptarë të sapoardhur nga Tirana. Kësisoj guvernatori Rossi është shprehur me tone të ashpra dhe ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë.

“Nga gjashtëmbëdhjetë raste të reja sot, katërmbëdhjetë të infektuar janë konfirmuar si qytetarë që kthehen nga jashtë. 31 të infektuar në javën e fundit, nga të cilat 27 erdhën nga Shqipëria. Qeveria gjithashtu duhet të ndërhyjë: në veçanti ministritë e brendshme dhe të shëndetësisë.

Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, ka vetëm një mundësi: bllokimin e fluturimeve direkte”, – është shprehur guvernatori. Ai thotë se duhet një përgjigje kombëtare për këtë çështje për fluturimet që vijnë edhe nga Bangladeshi, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Rossi tha se ka kontaktuar menjëherë konsullatat e Perusë, Bangladeshit dhe Shqipërisë. Ai u ka kërkuar që udhëtarët që vijnë nga këto vende të karantinoren për 14 ditë pas hyrjes në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME