Categories Politike

Axhenda, Presidenti i Parlamentit Evropian nesër në Tiranë

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të nisë të hënën një vizitë zyrtare në Tiranë. Vizita e tij do të jetë dy-ditore, ndërsa do të ketë takime të nivelit të lartë me krerët e politikës.

Të hënën ai do të takohet me ambasadorin e BE, Luigi Soreca në orën 11:00; me kryeministrin Edi Rama në orën 11:30, me të cilin do të ketë edhe një konferencë të përbashkët; me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe krerët e grupeve parlamentare në orën 14:45, si edhe me presidentin Ilir Meta në orën 16:00. Sassoli do të bëjë edhe një ndalesë në seancën plenare në orën 15:15, ku pritet të mbajë një fjalim.

Vizita e tij do të vijojë edhe përgjatë të martës, e cila do të jetë një ditë e dedikuar opozitës jashtëparlamentare. Në orën 10:45 Presidenti i PE ka planifikuar një takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD. Vizita e David Sassolit vjen pas atij të Presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili midis të tjerash erdhi këtu për të diskutuar edhe për Konferencën e Donatorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME