Categories Bota, Lajme

Azilkërkuesit sulmon me thikë fëmijët, shokohet Franca: Të miturit luftojnë për jetën!

6 persona, 4 prej të cilëve fëmijë kanë mbetur të plagosur në juglindje të Francës nga një burrë i armatosur me thikë, i cili i sulmoi teksa të miturit po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze.

Tre prej të lënduarve janë në gjendje kritike për jetën. Sulmi ndodhi në qytezën e qetë Annecy, në afërsi të kufirit me Italinë dhe Zvicrën. I dyshuari, i prangosur në vendngjarje, it tha policisë ishte azilkërkues sirian. Ai ka shënjestruar fillimisht fëmijët, e sipas ministrit të Brendshëm, Gerald Demanin, vetëm “falë reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë”, i dyshuari u neutralizua shpejt pasi u qëllua në këmbë, duke shmangur kështu një tragjedi edhe më të madhe.

Dy prej fëmijëve dhe një i rritur po luftojnë në spital për jetën, thanë burime te sigurisë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dënoi krimin dhe tha se e gjithë Franca është e shokuar, edhe pse aktualisht, sulmi nuk thuhet të ketë sfond terrorist.

“Po mendojmë për ta, si dhe për familjet e tyre dhe për shërbimet e emergjencës”, shkroi Macron në Twitter. Kryeministrja Elisabeth Borne njoftoi se po përgatitet të vizitojë vendin e ngjarjes, ndërsa pas lajmit, deputetët e parlamentit mbajtën një minutë heshtje.  “Shpresojmë që ky sulm tejet serioz të mos ketë pasoja që ta dërgojnë vendin në zi”, u shpreh kryetarja e parlamentit, Rael Braun-Pivet. Identiteti i sulmuesit është duke u verifikuar nga forcat e sigurisë dhe nuk është konfirmuar ende.

Franca ka qenë disa herë shënjestër e sulmeve ekstremiste gjatë dekadës së fundit, përfshirë atë të vitit 2015 ndaj revistës Charlie Hedo, sulmin e të njëjtin vit në stadiumin kombëtar dhe sallën e koncerteve në Paris, si dhe sulmin në Nicë në vitin 2016, ndaj dhe episode të tilla dhune rikthejnë menjëherë në kujtesën e franceze ngjarje të dhimbshme të lidhura me terrorizmin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME