Categories Lajme

Babai fiku dritën dhe iu fut Merushës në shtrat…”: Fatjoni trondit me dëshminë e tij. Si shkoi familja drejt tragjedisë

Zbulohen detaje tronditëse nga dëshmia e Fatjon Hoxhës, bashkëjetuesi i viktimës 30-vjeçare që u vra nga babai i tij pak ditë më parë në Roskovec.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Fatjoni tregoi se mamaja e tij e kishte parë të atin pas krimit teksa po tentonte të varte veten dhe nuk kishte bërë asnjë tentativë për të ndërhyrë.

Por edhe më tronditëse ishte dëshmia e tij, teksa deklaroi se para disa vitesh babai i tij, kur sapo e kishte sjellë Merushen në shtëpi, i ishte futur asaj natën në dhomë dhe kishte tentuar që të kryente marrëdhënie seksuale

Mes lotësh ai tregoi se këtë ngjarje ia kishte treguar nëna e tij në mëngjesin e asaj dite, e pasi kishte pyetur partneren, edhe ajo ia kishte konfirmuar dukje i thënë se “ai qeni mu fut në dhomë, hyri nga dritarja”.

Pjesë nga dëshmia e Fatjon Hoxhës

Dyshime se babai i tij kishte korruptuar policët- Ne dyshojmë sepse ai kishte shumë bagëti dhe i shiti dhe bridhte shumë nëpër polici. Unë nuk kam ushtruar presion psikologjik ndaj tij, ai merrte plakën time i bënte presion dhe i thoshte hajde ta fusim brenda në polici, për mua.

Bën fajtore nënën?- Unë se bëj nënën bashkëfajtore se ajo kishte frikë nga ai, ajo e kundërshtonte lidhjen me Merushen sepse nuk e donte.

E pa duke varur veten, pse e la të vetëvritej? – Ka pas frikë, kush e di ca ka pas në dorë, do jetë fshehur për vetë. Kur ka masakruar Merushen nëna ka qenë në shtëpi.

Intervista tronditëse e nënë, e qetë duke pastruar gjakun e Merushes- E pashë, (qan), ca thoshte ai thoshte dhe ajo, kishte frikë.

Pse e sekuestroi telefonin e të atit?- Ai ka folur shumë dhe me shumë njerëz, mund ta kenë ndihmuar, duke fol keq, se flisnin keq në fshat për Merushën, jo ka tre fëmijë, jo do të marrë pasurinë. Fjalët e njerëzve ka ndikuar në vendimin e babait por dhe diçka tjetër ka.

Arsyeja pse babai e ka vrarë- Kur ka pasur lidhje me mua, atëherë e ka njohur Merushen, jo më parë. Disa llafe më ka thënë. Ca do themi ne, nuk na beson njeri… Po bën tre vite që e solla në shtëpi Merushen, aty e lash të flinte te një dhomë dhe unë fleta te dhoma ime, dhe ai ishte hedhur nga dritarja, dhe mendova se ishe ti, nuk e shihja fare, dhe ai kishte fikur sahatin, i kishte thënë jo kshu jo kshu e kishte ngacmuar, ndeza blicin e telefonit tha Merushja dhe kur e pa që ishte ai,  i tha dil jashtë, ai doli dhe i tha po i the gjë Fatjonit do të vë teken në gojë do të vras, këtë gjë ia kishte thënë mamasë time ai, më tha ajo ca kish bërë kshu kshu, kishte shkuar në dhomë….

Vajta nga mami dhe më tha në mëngjes kshu kshu, Merushja u ngrit duke qarë, ‘më hyri në dhomë qeni’, kishte lënë dritaren hapur dhe i kishte hyrë në dhomë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME