Categories Lajme

Terror në postën e Kamzës, Policia: Autori mori 1 milion lekë pa dhunë, kishte një armë të vogël lodër

Një grabitje me armë, ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku sipas burimeve policore, autor ka qenë një person me kapuç.

Gjithnjë referuar burimeve fillestare të Policisë, autori i ka marrë paratë pa dhunë. Edhe pse personi nuk është identifikuar ende, sipas policisë veprimet e tij kanë qenë jo të dhunshme, dhe pistoleta e tij dyshohet se ka qenë lodër.

Mësohet se shuma e parave të marra është 1 milionë lekë të vjetra.

Policia thotë se po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë në njoftimin zyrtar të ngjarjes janë hequr fjala ‘lodër’ apo grabitje ‘pa dhunë’.

Njoftimi i policisë:  Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME