Categories Lajme

Babai i 12-vjeçarit që vdiq në Greqi: Ma sollën djalin të vdekur

Një 12-vjeçar me origjinë shqiptare ndërroi jetë në Zakynthos, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Fëmija shkoi të luante në zonën e kondicionimit të një hoteli, por ra në kontakt me një tel të zhveshur dhe ndërroi jetë. Autoritetet greke kanë vënë në pranga 3 persona mes të cilëve edhe pronarin e hotelit, ndërsa babai i të miturit ndërsa ka folur për mediat vendase ka treguar momentin kur i kanë sjellë trupin e pajetë të të birit.

“Nuk kam fjalë…më sollën djalin të vdekur në duart e mi. Ma solli babai i shokut të tij dhe komshiu im. Ai iku nga kjo jetë menjëherë, nuk u dëgjua asnjë i bërtitur apo zë. Po luante me shokët e tij”, tha ai babai i vogëlushit.

Ai tha se shokët e tij moshatarë panë të gjithë skenën, ndërsa pohoi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. “E panë shokët kur ishte pa ndjenja…njeri prej tyre i tha babait të tij, i cili e mori në krah dhe ma solli duke u dridhur. Mund të kishin të njëjtin fat me djalin tim edhe fëmijë të tjerë dhe do të vajtonim për shpirtin e pafajshëm të tyre. Do veproj në mënyrë ligjore.”, tha ai.

Mes lotëve ka folur edhe daja i 12-vjeçarit, i cili tha se e kishin rritur të voglin me shumë sakrifica.

“Nuk kam fjalë, iku një engjëll dhe e kemi rritur me shumë sakrifica vetëm ne i dimë gjërat që kemi kaluar për ta rritur dhe iku në këtë mënyrë…”, tha daja./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME