Categories Lajme

Babai i masakroi me thikë gruan, Fatjoni tregon pse vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve: Nënën e rrihte vazhdimisht

Fatjon Hoxha, partneri i të ndjerës Merushe Hazizi nuk e kishte menduar se kthimi në shtëpinë e prindërve me vajzën që donte do të përfundonte në tragjedi.

I ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur”, ai deklaroi se ka jetuar në Vlorë për 7 muaj me Merushen, pasi u divorcuan nga partnerët e tyre të mëparshëm më të cilët kishin edhe fëmijë.

Ai shprehet se punonte, ndërsa Merushes iu desh të largohej nga puna për shkak se u infektua me COVID. Në atë moment thotë Fatjoni, punëdhënësit e zëvendësuan me një punonjëse tjetër.

Në pjesën e mbetur të muajve që qëndruan në Vlorë punonte vetëm ai dhe dukej se situata po bëhej e papërballueshme ekonomikisht. Ndaj kjo ishte arsyeja që e shtyu të kthehej në shtëpinë e prindërve edhe pse Merushja nuk ishte dakord.

Ai thotë se në ditët e para, babai sillej mirë me Merushen por pastaj gjithçka ndryshoi. “Jetova në Vlorë, kam punuar rreth 7 muaj në Vlorë. Filloi punë edhe Merushja, qëndroi 13 ditë në punë. E zuri COVID, dhe qëndroi 15 ditë shtrirë.

Dhe ia zunë vendin e punës. Nuk e lashë më të punonte. I thashë rri në shtëpi se do punoj unë, do të hamë do të pimë. Ajo nuk donte të ktheheshim se tha çfarë do bëj andej.

Shkova i thashë babait do kthehem se nuk ia dal dot me qira me të gjitha. Babai më tha ajo nuk punon. I thashë kush të tha ty se nuk punon ajo. Ti shikoje. Në fillim ra dakord. Mora një makinë me qira solla rrobat. Dy ditët e para u soll mirë. Qëndronim 10 metra larg. Pas dy ditësh e pa ai i thoshte mos hajde të soba se e kam bërë unë, drutë i kam prerë unë. Nuk e linte të ngrohej”, shprehet Fatjoni.

Ai tha se një nga shkaqet pse babai nuk e donte partneren e tij ishte fakti se ajo kishte tre fëmijë dhe banorët e fshatit vazhdimisht i thonin se ata do vijnë dhe “do ju marrin pasuritë”. Fatjoni tregon se babai dhunonte vazhdimisht edhe nënën e tij, ndërsa shton se tregohej autoritar me motrat duke u përpjekur të merrte vendime për jetën e tyre.

“Nuk e donin se i flisnin njerëzit keq. I thonin ka tre çuna dhe do vijnë këtu do ju marrin pasuritë. I thoja nuk kemi punë me fëmijët i mban familja e vet. Edhe ajo e thoshte nuk keni punë me fëmijët.

Babi i thoshte do të vijnë fëmijët e tu këtu, unë do t’i vras. Babai me të gjithë fëmijët sillej njësoj. Nuk ka qenë dakord me zgjedhjet tona. Të gjitha motrat që janë martuar me të gjitha kanë bërë sherr. E dhunonte edhe nënën. Edhe të vegjël, edhe tani e rrihte prapë”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME