Categories Lajme

Zgjedhja e Presidentit të ri/ Taulant Balla zbulon kur do të mbahet seanca e parë në parlament

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka mbajtur një konferencë me gazetarët për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Balla u shpreh se të martën pasdite do të ketë një mbledhje në Kuvendin e Shqipërisë me tre grupe parlamentare të opozitës.

Ndërkohë më datë 4 maj sipas Taulant Ballës do të jetë Seanca e parë parlamentare për emrin e Presidentin.

“Do të propozojmë që grupet parlamentare të opozitës. Të tre kryetarët e grupeve. Alibeajn së pari, atë të PD. Misila Doda dhe zotin Fatmir Mediu. Në një takim paraprak me qëllim që të identifikojmë për parimet kryesore për emrin e Presidentit” tha Balla.

“Seanca e parë të zhvillohet me datë 4 maj. Koha nuk është e pafundme. Procesi i konsultimeve të mbyllej brenda datës 29 prill. Tre raundet e para kërkojnë konsultime”

Për sa i përket propozimeve për emrin e Presidentit, Balla theksoi se qytetarët ftohen të japin emra konkretë për presidentin e ri.

“Qytetarët ftohen të japin emra konkretë për presidentin e ri. Nesër do të marrim propozime konkrete, ftohen edhe qytetarët.

Në një formular jo më shumë se 3 kandidatë, emrat do të depozitohen në një sekretari të posaçme. Tek adresa e emailit.” tha Balla.

Po ashtu edhe çdo deputet në një fletë propozimi që ruan anonimitetin mund të publikojë tre propozime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME