Categories Lajme

Babai iu vrau mamanë dhe tezen, ja kush e kërkon kujdestarinë e dy fëmijëve

Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku burri vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij, vëllai i viktimave ka depozituar një kërkesë në gjykatë.

Krimi makabër ndodhi më 2 janar, ndërsa viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Caushaj. Mësohet se vëllai i Gentiana Caushaj, Gjyshmir Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij.

Këta të fundit aktualisht ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializuar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre i vrau nënën para syve dhe tezën.

Sipas vëllait të viktimave, Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijëve. “Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijë. Ata tani ndodhen në fshatin SOS”, tha daja i dy fëmijëve.

NGJARJA:

Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushaj. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj.

Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME