Categories Politike

I hoqi të drejtën e fjalës opozitës, Vasili sulmon Ruçin: Ky në mendje ka vetëm 2 prillin

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka shigjetuar nga mbledhja e Kryesisë së KDK-së, Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi, i cili refuzoi ti jepte të drejtën e fjalës opozitës në mbledhjen e fundit të seancës parlamentare. Vasili tha se edhe në ditët më të vështira të pluralizmit nuk kishte ndodhur që opozitës ti hiqej e drejta e fjalës në Parlament, ndërsa tha se Gramoz Ruçi që guxoi ta bëjë një gjë të tillë ka në mendje vetëm dy prillin.

“Por çfarë ka ardhur kjo kohë? Një njeri që shpreh një mendim të caktuar, në qoftë ky në administratën publike, ky kryqëzohet gjallë a vdekur, është armik i popullit. Në qoftë se shkruan gjëkundi, në Facebook-un e tij apo në ndonjë gazetë periferike, s’ka rëndësi qendrore, është armiku i madh i pushtetit. I pushtetit që ndrin edhe që përshëndrit me gjithë sukseset e tij të mëdha që janë vetëm në psiqikën e marrë të këtij kryeministri. Dhe liria e fjalës, mirë qytetarëve që iu hoq, por guxuan të mos lenë as deputetët të flasin në Kuvend. As në ditët më të vështira në pluralizëm.

Ka pasur përplasje në ’97. Parlamenti shqiptar është përballur me përplasjet më të egra të tij. Por nuk ka guxuar njeri ta bëjë këtë punë. Dhe këta të marrë, me një Kryetar Kuvendi i cili në mendjen e tij ka 2 prillin. Ku ia vlente që t’i vrisje njerëzit atje, vetëm e vetëm që të mos hapnin fjalën. Guxuan dhe penguan fjalën e deputetit. Çfarë ishte fjala e deputetit? Fjala e deputetit nuk ishte fjala e deputetëve, ishte fjala e mijëra njerëzve që këta deputetë përfaqësojnë. Por që sot këta deputetë përfaqësojnë shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Në krahun tjetër është një pjesë Parlamenti që ka thjesht ca vota më shumë, por ka shumë pak popull.

Dhe çfarë ndodhi, që ta dini që të gjithë? Në momentin që fjala u hiqet dhe nuk lejohet të flasin as deputetët, është momenti kur duan t’i mbyllin gojën popullit. Dhe me qenë se sallat e Parlamentit nuk e lejojnë këtë punë, sheshet janë sallat e fjalës sonë. Ne të gjithë atje do ta themi fjalën. Atje i fitojmë të drejtat, atje i tregojmë se kush janë. Dhe me qenë se këtij 90% e qeverisë i ka ikur, e keni parë ju, kjo është një OJQ tani. S’kemi qeveri, kemi OJQ. Ka mbetur vetëm një gjymtyrë e fundit e kësaj qeverie rilindjeje. Pra ky dhe vetë është i vdekur. Qeverinë e kuptuat që vdiq”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME