Categories Lajme

Babai rrëfen vuajtjet që ka përjetuar djali i tij 12-vjeçar gjatë rrëmbimit

Gazment Tanushi babai i 12-vjeçarit nga Bathorja që humbi kontaktet 2 ditë me familjen e tij pasi ishte rrëmbyer, i ftuar sot në emisionin ‘Me zemër ta hapur’ tregoj gjithë kalvarin e vuajtjeve të të birit,

“Në Vlorë kanë qëndruar dhe dikush më tregoi se aty i kishte dhënë një 5 mijë lekëshe të vjetra. Atë natë mora shumë telefonata, por isha i çorientuar se po më jepeshin dy vendndodhje, edhe liqeni artificial në Tiranë dhe një vendndodhje tjetër ishte Saranda. Atë natë kërkova gjithë natën në Tiranë, por nuk gjeta asgjë.

Djali është d hunuar, në Sarandë ka fjetur jashtë në lulishte, kjo zonjë që e thërrisnin Shpresa, e ka mbajtur nën presion pasi djali nuk donte të lypte. Në Sarandë ka vjedhur djali i detyruar nga ajo. Kam pasur shumë telefonata nga Saranda. Ajo e mësonte që të shkonte të vidhte nëpër çantat e pushuesve.

Dëshmia e djalit ishte në prani të psikologes. Djali më ka treguar se është detyruar të konsumonte cigare, por që mund të mos jetë një cigare e thjeshtë por lëndë n arkotike. Djali është detyruar të shpërndajë ndoshta edhe lëndë n arkotike. Për të ngrënë djali tha se i jepte vetëm 2 byrekë në ditë, ndërsa tha se lekët na i mblidhte kjo grua e cila i shfrytëzonte.

Kur mbërrita në banesë gjithë familjarët u turrën ta përqafonin, pashë që djali sikur u çlirua pak. Por gjatë natës kam parë që është trembur dhe është çuar nga gjumi. Djali është larguar edhe disa herë nga shtëpia por deri në Kamzë për të luajtur. Dikur para disa vitesh edhe kam d enoncuar për largimin, por është gjetur menjëherë tek lojërat në Tiranë.” -tha babai i 12 vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME