Categories Lajme

Gjykata vendos arrest shtëpie për 45-vjeçaren: Doja t’i hiqja telefonin se…

Gjykata e Lezhës ka lënë në “Arrest shtëpie”, Age Gjacin, e cila u arrestua dy ditë parë nga Policia, pasi u përfshi në një konflikt me kunatën e saj në fshatin Markatomaj.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte, 45-vjeçarja mësohet të ketë thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj kunatës, por ka tentuar t’i heqë telefonin me të cilin po e filmonte.

Më tej ajo vijon se në ato momente janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën, ku janë përfshirë edhe familjarë të tjerë.

Pavarësisht pretendimeve të saj, duke iu referuar materialit të paraqitur nga policia, prokurori Françesk Ganaj kërkoi që 45-vjeçarja Age Gjaci të qëndroj në burg.

Por pasi dëgjoj palët, gjykata vendosi një mase më të butë ndaj saj, kjo referuar dhe faktit se dhe vetë e akuzuara e persona të tjerë kane pësuar dëmtime gjatë përplasjes fizike.

SI NDODHI NGJARJA

Sherri mes tyre ndodhi tre ditë më parë ku Dava Ndoj, 33-vjeçe dhe Age Gjaci 45-vjeçe përfunduan në spital pasi u konfliktuan me njëra tjetrën. Babai i 33-vjeçares deklaroi për mediat tha se vajza e saj është me urdhër mbrojtje nga gjykata pasi është në një process gjyqësor me bashkëshortin.

DËSHMIA E DAVA NDOJ

Ndërkohë ditën e djeshme, 33-vjeçarja në një prononcim për mediat tha se ishte dhunuar nga 6 të afërm të bashkëshortit të saj. Ajo nuk dha sqarime se pse filloi sherri por shpjegoi se ishte dhunuar dhe kafshuar nga kunata me fëmijët dhe prindërit e bashkëshortit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME