Categories Lajme

Babai tregon momentet e fundit dhe qan: Nuk doja…

“Nuk doja ta vrisja!” Këto janë fjalët e babait shqiptar i cili pasi vrau vajzën e tij 28 vjeçe e varrosi në oborrin e shtëpisë më 1 janar 2019.

Ngjarja u shënua në fshatin Alepu të ishullit të Korfuzit.

Në dëshminë telefonike dhënë televizionit grek Tv Open, 52 vjeçari, nga paraburgimi ka shfaqur pendesë dhe madje ka qarë ndërsa ka treguar momentet e fundit me të bijën, Anxheliqi.

“Vajza kishte një vit që kishte ikur nga shtëpia dhe nuk e dija se ku ndodhej. Nuk është e vërtetë që e kam goditur më parë. Asnjëherë nuk kam ngritur dorë ndaj saj. Kërkoj falje nuk doja ta vrisja”  është shprehur ai.

Aleko Petru ka treguar dhe momentet e fundit me të bijën Hëngrëm së bashku dhe folëm për të afërmit pasi kishte një vit që nuk komunikonte me asnjë prej tyre. Nuk e di përse nuk fliste. Isha i shqetësuar për të .. më mirë të kisha vdekur sesa … Nuk e di si ndodhi në të vërtetë..

Diku pas orës 20:00 dikush e mori në telefon dhe më tha se duhej të ikte. Aty filloi të bërtiste dhe ishte shumë gjaknxehtë. Do të bëj ctë dua më tha! U përpoqa ta qetësoj”

I pyetur përse nuk pranoi që në fillim krimin ai është shprehur se nuk ishte mire dhe nuk ishte koshient se çfarë kishte bërë

Sipas mjekëve ligjore 29 vjeçarja ka luftuar për jetën e saj.  Protothema.gr shkruan se askush nuk ka komunikuar për të tërhequr trupin e pajetë, ndërsa në atë fshat nuk kanë asnjë të afërm tjetër.

Angelina punonte në një kafeteri në ishull ku punonte dhe partneri i saj, afgan 30 vjeçar. Të mërkurën e 2 janarit vajza nuk ishte paraqitur në punë  dhe nga ai moment kanë nisur shqetësimet.

Ai ka mohuar se kishte kryer krimin pasi nuk pranonte lidhjen që vajza kishte krijuar.

“Unë e mbështeta. I thashë që vajzë e madhe je, punon i ke dalë për zot vete jetës, nëse kjo është zgjidhja jote unë të mbështes”

Mësohet se babai ka goditur vajzën me shufër hekuri në kokë dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME