Categories Sport

“I komplikuar transferimi i Hysajt në Londër”

Fakti që Elseid Hysaj përfundoi në pankinën e Napolit pas ardhjes së Ançelotit, bëri që të qarkullojnë zëra në media, që e lidhin të ardhmen e mbrojtësit shqiptar me Çelsin.

Por duket se një transferim i tillë nuk do të jetë i lehtë, pasi Hysaj ka një rival të fortë te Blutë e Londrës. Bëhet fjalë për Cesar Azpilikuetën. Fulvio Marruko, menaxheri i Xhianfranko Zolës, ish-futbollistit që është tashmë asistent i Sarrit te klubi londinez, ka deklaruar për mediat italiane se momentalisht transferimi i Hysajt është i komplikuar. “Në Londër kanë aktualisht Cezar Azpilikuetën, do të ishte e vështirë për të që ta zëvendësonte. Pastaj shqiptari ka një vlerësim kartoni shumë të lartë”, shpjegoi ai, duke nënkuptuar se kjo është një arsye që e ka mbajtur shkodranin larg trajnerit Sarri. Kujtojmë që Sarri ka qenë trajner i Hysajt që kur ai luante te Empoli, dhe karriera e shkodranit ka qenë e lidhur me atë të “mentorit” të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME