Categories Bota, Kuriozitete

Humbi jetën për 20 minuta: Çfarë përjetova para se të kthehesha në jetë

Një skiatore britanike ka arritur të mbijetojë pasi u varros e gjallë poshtë një orteku dhe u deklarua klinikisht e vdekur. 29-vjeçarja, Rhianna Shaw mbeti e mbuluar nga bora për rreth 15 minuta pas aksidentit në malet austriake.

Rihanna Shaw, 29 vjeçe thotë se pa një “pyll paqësor” pasi ajo mori vendimin për të ndaluar frymëmarrjen në shkurt të vitit 2012. Ajo kishte shkuar për ski në Austri kur u përplas me një skiator tjetër. Por, kur u rrëzua mendoi se ishte një “dush dëbore” që rezultoi të ishte makthi më i keq i saj. Rihanna tha për Sun Online: “Përplasja jonë ishte kaq e fuqishme, krijoi një përplasje masive në mal dhe u përballa me një ortek që më shtyu 200 metra poshtë. Por papritmas ndalova lëvizjen dhe gjithçka që ndieja ishte dëbora e madhe që më ndalonte të lëvizja, të shihja dhe të mendoja. Brenda pak sekondash nuk mund të merrja më frymë dhe po fokusohesha që të arrija të kisha frymëmarrje. Unë u përpoqa të bërtisja, por u bë e qartë se askush nuk mund të më dëgjonte, prandaj vendosa të ndaloj frymëmarrjen dhe gjithçka u bë aq paqësore”.

Ajo mendonte se kishte vdekur, por në fakt truri i saj funksiononte ende. “Fillova të ec përgjatë një rruge në një pyll të qetë. Çdo gjë ishte e ndritshme. Ishte e çuditshme pasi ishte aq qetësuese dhe dukej sikur kishte një lloj dëbore në tokë, por jo si ajo që njohim”, përfundoi Rihanna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME