Categories Politike

Burime pranë Genc Cakaj/ Profili në Twitter ‘fake’, jo i administruar nga ai

Ministri i Jashtëm i propozuar nga Edi Rama, Genc Cakaj është përfshirë sot në një situatë qesharake.

Cakaj postoi në Twitter, sikur ishte ministri i Jashtëm i Shqipërisë, kur ai ende nuk ka shkuar për dekretim dhe votim në Kuvend.

SYRI.net shkroi në mesditë për postimin e Cakajt në Twitter, që më pas ishte bllokuar.

Burime pranë të riut Cakaj, i propozuar nga Edi Rama për ministër të Jashtëm, kanë bërë të ditur se ai ka nje profil të tij në Twitter.

Të njëjtat burime thanë për SYRI.net se ka qenë vetë Genc Cakaj që ka raportuar në zyrat e Twitter për atë që ishte shkruar në emër të tij.

Kjo ka bërë që profili i bërë publik të mbyllej.

Gjithsesi ky është një version pranë tij dhe pas situatës qesharake që krijoj me postimin, cfarë do të thotë se nuk ka asnjë prove që postimin se ka bërë vetë Cakaj.

Ai ka një profil të tij në Twitter, por pretendon se ai që postonte në emrin e tij ishte fals dhe jo në administrimin e tij.

Raportimi dhe fshirja e postimit si fillim dhe më pas mbyllja e profilit ngre shumë dyshime mbi pretendimet e njerëzve afër tij./syri.net

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME