Categories Politike

Nancy Pelosi në krye të Kongresit amerikan, urime nga Balla dhe Ruçi: Mike e shqiptarëve

Zgjedhja e Nancy Pelosit në krye të Kongresit amerikan (Lexo këtu), detyrë të cilën ajo e mban për herë të dytë pasi e ka drejtuar edhe nga viti 2007 deri në 2011, ka marrë edhe urimet e politikës shqiptare. Është kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili përmes një mesazhi ka uruar Pelosin për detyrën e rëndësishme.

Cilësitë Tuaja të larta, përkushtimi i jashtëzakonshëm si edhe përvoja e gjatë dhe e shkëlqyer 32 vjeçare në Kongres, në drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë termit 2007-2011 si edhe në drejtimin për një periudhë të gjatë të grupit të Demokratëve, janë garancitë se Dhoma e Përfaqësuesve do tu shërbejë me besnikëri aspiratave dhe interesave të kombit amerikan. Nën lidershipin Tuaj, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Kongresi i ShBA do të kontribojnë maksimalisht në mbështetjen e zhvillimit, ruajtjen e paqes, garantimin e sigurisë në botën e sotme dhe përpjekjet e popujve e kombeve të tjera për prosperitet, liri, qytetërim e demokraci.

Balla: Një mike e madhe e Shqiptërisë në krye të Kongresit amerikan
Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur zgjedhjen e Nancy Pelosi në krye të Kongresit Amerikan. Nëpërmejt një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se znj.Pelosi është një mike e madhe e Shqipërisë. Gjithashtu Balla shprehet se znj. Pelosi i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Shqipërisë dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Një mike e madhe e Shqipërisë siç është Nancy Pelosi sapo u zgjodh në krye të Kongresit amerikan. CONGRATULATIONS!”, – shkruan Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME