Categories Showbiz

“Babai u sëmur, shtëpinë na e morën”/ Bora Zemani flet për herë të parë për periudhën e vështirë

Bora Zemani ishte e ftuar këtë mbrëmje në “Më lër të flas”, ku përveç projekteve të reja dhe karrierës, preku edhe jetën personale.

Bora rrëfeu si rrallëherë edhe për periudhën e jo të lehtë që I është dashur të kalojë në fëmijëri, mes vështirësive ekonomike, por jo vetëm. Ajo tregoi se babai i saj u sëmur kur ajo ishte e vogël, gjë te cilën Bora e ka përjetuar shumë keq.

Veç kësaj, Bora rrëfeu se në periudhën e trazirave të vitit 1997, familjes së saj i morën edhe shtëpinë që kishte në Tiranë.

Sot Bora tregoi se të gjitha vështirësitë kanë kaluar dhe është shumë e lumtur për këtë.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse.

Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete.

Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- tregoi Bora Zemani.

Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ku përveç karrierës, rrëfeu si rrallëherë detaje nga jeta e saj personale, por edhe raportin me Donaldin.

Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së Big Brother, Bora tha se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.

“As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vi. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po ashtu erdhën situatat. Ishte situate që ishte krijuar, unë po komentohesha duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre.

Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha, Pjesa tjetër pastaj ishte e paplanifikuar.

E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thash që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ja jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”- tha Bora.

E pyetur nga Romeo nëse është penduar që e takoi Donaldin në Big Brother, Bora tha se duhet ta kishte menduar më mirë. Sa i përket historisë së Donaldit atje brenda, Bora tha se për të ishte e vështirë sepse komentohej  çdo gjë.

“Aq shumë! (Qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë. Nëse do isha në atë moment prap po do thoja, por nëse më pyet sot, do thoja jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia.  Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”- rrëfeu Bora./top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME