Categories Lajme

Gjiknuri takim me emigrantët në Greqi: Investoni kursimet në Shqipëri, PS e vetmja forcë që mbështet bashkatdhetarët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Sekretari Organizativ Blendi Klosi, Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore Eridian Salianji, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zv. Ministrja e Jashtme Artemis Dralo zhvilluan një takim me strukturat e PS dhe mbështetës që jetojnë e punojnë në Selanik.

Pasi njohu bashkëbiseduesit me reformat e ndërmarra në Shqipëri, Gjiknuri shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur emigrantët kudo që ata janë.
“Diskutuam mbi problematikat me të cilat ndeshen emigrantët dhe atë çka ne mund të bëjmë që në bashkëpunim me autoritetet greke të mund t’i adresojmë. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë ndërkaq të gjitha masat për të përmirësuar shërbimet konsullore e gjendur sa më pranë çdo bashkëatdhetari”, shkruan Gjiknuri në postimin në FB.

Numri dy i PS nënvizoi se Shqipëria tashmë u garanton emigrantëve të drejtën e votës në Kod. Ai u bëri thirrje atyre që të shprehun vullnetin politik në zgjedhje.
“Gjithashtu, i informuam për atë çka po bëhet në Shqipëri jo vetëm për t’u përballur me sfidat e kohës por për të shëndoshur ekonominë dhe zgjeruar mundësitë që kursimet e tyre emigrantët të vinë t’i investojnë në Atdhe. E drejta e votës së tyre tanimë e sanksionuar në Kod garanton shprehjen e vullnetit politik edhe nga vendet ku jetojnë, por rasti i Greqisë tregon më së miri se ata e kanë gjetur gjithnjë rrugën për të shprehur mbështetjen me votë qoftë dhe duke u kthyer ne Atdhe në ditën e zgjedhjeve pa pritur bërjen realitet të votës në distancë”, shtoi më tej Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri theksoi se Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike që u ka kushtuar vëmendje bashkëatdhetarëve tanë në Greqi.
“U ka përcaktuar mandate të posaçme në forumet më të larta drejtuese teksa jemi tanimë drejt përmbylljes edhe të ristrukturimit të degëve tona për të qenë sa më aktiv e prezent në terren. Krijimi i rrjetit të organizatave dhe kordinimi me strukturat e diasporës në çdo bashki do të jetë garancia më e mirë për rezultatet që presim të arrijmë sëbashku”, deklaroi Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME