Categories Sport

(VIDEO) Përplasja në ndeshjen e futbollit, shkon në 180 numri i viktimave në stadiumin “Kanjuruhan”

Një ndeshje futbolli, e cilësuar derbi në Ligën e Parë të Indonezisë është kthyer në atë që mund të konsiderohet si tragjedia më e madhe në historinë e këtij sporti.

Skuadra vendase, Arema FC priti në stadiumin “Kanjuruhan” rivalët e Persebaya Surabaya.Miqtë shënuan të parët, teksa brenda 45 minutëshit të parë vendasit përmbysën rezultatin. Por, miqtë do të shënonin dy herë të tjera në pjesën e dytë dhe rezultati përfundimtar do të ishte 3-2 për Persebaya.

Kjo ishte hera e parë pas 23 vitesh që skuadra e Arema-s mundej në ndeshjen derbi në shtëpi.

Pasi arbitri i ra bilbilit që sinjalizon përfundimin e ndeshjes, rreth tre mijë tifozë, nga 40 mijë të pranishëm, vërshuan në fushë. Ata donin të shkonin te lojtarët dhe zyrtarët.

Policia tentoi të parandalonte aktet e dhunës, madje duke hedhur dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Por, tragjedia nuk u arrit të shmangej.

Kjo ngjarje do të ishte pikënisja e një tragjedie të vërtetë nga e cila do të kishte mbi 180 viktima, mes tyre edhe fëmijë.

“Në përleshjet humbën jetën 182 persona, dy prej të cilëve policë. 34 persona vdiqën brenda stadiumit dhe të tjerët vdiqën në spital”, tha shefi i policisë, Nico Afinta.

Sipas bilanceve provizore, të lënduarit janë mbi 200. Ky është një nga aksidentet më të përgjakshme që ka ndodhur ndonjëherë brenda një objekti sportiv.

Trazirat u shpërngulën dhe jashtë stadiumit, ku sipas raportimeve janë djegur rreth 10 makina policie.

Për shkak të incidentit në stadiumin “Kanjuruhan”, ndeshjet e Liga 1 u shtynë për një javë dhe Arema FC u kërcënua se do të duhej të luante jashtë gjatë gjithë sezonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME