Categories Lajme

Bajpasi i Fierit, një aks i ri panoramik që e ka sjellë detin më pranë

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga bajpasi i Fierit dhe vlerësoi rëndësinë e ndërtimit të tij për të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë jugun e vendit.

“Një fundjavë të bukur për ata që zgjedhin Vlorën e tutje, me një aks të ri panoramik si bajpasi i Fierit që e ka sjell detin më pranë”, tha Rama. Bajpasi i Fierit u hap në mesin e muajit qershor të vitit që shkoi dhe është një segment mjaft i rëndësishëm që mundëson aksesin e jugut të vendit në një kohë më të shpejtë.

Ky bajpas me një gjatësi prej 22 kilometrash plotëson të gjitha kushtet e sigurisë rrugore për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Është një bajpas i kategorisë B, ekstra urban, i cili ka një limit shpejtësie 120 kilometra. Ndërkohë puna po vijon me ritme të shpejta në bajpasin e Vlorës.

Përgjatë segmentit të bajpasit të Fierit janë ndërtuar tri ura: ajo e Semanit, e Hoxharës dhe e Pojanit me gjatësi 80 m secila. Gjithashtu janë ndërtuar 4 kryqëzime me dy nivele, dy gjysmëkryqëzime, 7 mbikalime si dhe 21 nënkalime. Nga përllogaritjet rezulton se kursimi i kohës për përdoruesit e rrugës në periudha normale lëvizjeje është 35 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME