Categories Lajme

Bajrat dhe aktiviteti në Belgjikë, Hoxha: Përdorën skemën e mafies së viteve ’80 në SHBA

Aktiviteti kriminal i bandës së Bajrave në Belgjikë ka qenë në fokus të emisionit “Në shënjestër” mbrëmjen e sotme në News24, ku është zbardhur dhe dosja belge. Gazetarja Fatjona Mejdini, e ftuar në studio tha se banda e Bajrave  është një bandë polikriminale dhe se ishte brutaliteti ai që rrëzoi këtë bandë në Belgjikë. Ajo shpjegoi dhe mënyrën se si funksionon, duke qenë në qendër familja.

Ndërsa gazetari Poli Hoxha tha se banda përdori skemën e mafies së viteve ’80 në SHBA, por se kjo gjë nuk ka funksionuar më për shkak të ndjeshmërisë.

Mejdini: Ata kishin disa portofole në aktivitetet e tyre kriminale. Një nga bandat më të strukturuara që ka pas Shqipëria. udhëtimi i kësaj bande, kanë qenë të ardhurat e p rostitucionit që kanë qenë baza. Ajo çfarë ka bërë kjo bandë nuk ka qenë e ndryshme nga bandat apo grupet e tjera shqiptare.

Kanë qenë vendet që kanë pasur politika më liberale për prostitucionin apo narkotikët. Po të shikosh gjithë tranzicionin e grupeve shqiptare, e kanë nisur me kanabisin, e kanë vijuar me prostitucionin dhe më pas kanë kaluar tek ko kaina.

Hoxha: Është shembulli tipik i alarmit që kanë ngritur ndërkombëtarët që çështja e krimit të organizuar e ka origjinën por dhe mënyrën e zgjidhjes po në Shqipëri. Në kuptimin që këta shkojnë jashtë vendit, merren me punë të vogla, zgjerohen, brutaliteti karakteristik i këtyre bandave në vende si Belgjika i bën të dallojë nga k rimi tradicional atje dhe arrijnë që të fitojnë territore.

Ndodh që si bazë logjistike kanë gjithmonë Shqipërinë. Bajrat kishin ngritur një organizatë në Belgjikë, vendet e Beneluksit dhe Gjermani, nga prostitucioni kishin kaluar tek drogat e rënda, sa tentuan dhe për laborator në Shqipëri dhe më pas filluan me skemën e gjobëvënies, skema e famshme e mafies e viteve ‘80 në Amerikë. Mirëpo këto nuk funksionojnë më.

Mejdini: Mbështetja politike në Shqipëri e krimit të organizuar ka qenë prezentë, sigurisht është me kamufluar. Shikoni kultivimin e kanabisit, Lazaratin, nga 2016 me ndryshimin e qeverisë, gjithë Shqipëria kultivonte k anabis, si mund të ushtrosh këto aktivitete nëse nuk bashkëpunon.

 

 

Po të shikosh gjithë strukturën e grupeve kriminale shqiptare në qendër është familja, do jetë vëllai, kunati apo një njeri tjetër. Ata kanë njerëz nga vendi ku jetojnë në rrethi ne dytë, në rrethin e tretë njerëz të tjerë po shqiptarë dhe në rrethin e katërt bashkëpunëtorë të kombësive të tjera që iu leverdisin për krimet që bëjnë.

Ajo që duket se ka rrëzuar këtë bandë është brutaliteti. Në momentin që nxjerr armë në një vend si Brukseli, aty mbaron. Ajo pjesa e shantazhit, e ar mëve nuk duhet të ndodhte. Nëse do vijonin me pjesën e trafikut, do të vijonin ende biznesin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME