Shkencëtarë kanë zbuluar së fundmi një një fosile 43 milionë vjeçare, që mendohet se i përket një balene me 4 këmbë. Sipas mediave ndërkombëtare, shkencëtarët e kanë parë këtë zbulim si një nismë për të gjurmuar kalimin e balenave nga toka në det. Balena e re amfibe e sapo zbuluar u gjet në Egjipt dhe i përket Protocetidae, një grupi të zhdukur balenash.

Fosili u çrrënjos nga shkëmbinjtë e Shkretëtirës Perëndimore të Egjiptit, një zonë e cila dikur ka qenë e mbuluar nga uji i detit dhe që ka siguruar një koleksion gjetjesh që tregojnë shumë rreth evoluimit të balenave.

