Categories Lajme

Në kërkim nga shteti i tij, turku lihet i lirë nga Gjykata e Sarandës

Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë një shtetas turk kundrejt garancisë 1 milionë lek (të reja), por edhe me detyrimin që çdo javë, ditën e hënë, ora 13.00, të paraqitet në Prokurorinë e Sarandës.

Turku M.K, 38-vjeç, në 20 gusht, rreth orës 8.40 zbriti në Sarandë me tragetin e linjës që vinte nga Korfuzi. 38-vjeçari me banim në Stamboll dorëzoi në sportel një pasaportë që rezultoi “Alert”.

Ai u justifikua se e kishte deklaruar pasaportën të humbur por e kishte gjetur sërish. Megjithatë Policia vazhdoi hetimin dhe rezultoi se pasaporta ishte shpallur në kerkim nga Interpol Ankaraja.

Sipas Interpolit, ajo nuk ishte lëshuar për turkun M.K por për një shtetas tjetër, i cili e kishte deklaruar të humbur. Madje 38-vjeçari M.K rezulton person në kërkim kombëtar në Turqi dhe në informacionin e përcjellë nga Interpol ishte dhe krahasimi i fotove, i turkut që posedonte aktualisht pasaportën dhe i atij që realisht e kishte humbur atë.

Policia e Sarandës arrestoi të dyshuarit për “falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”.

4 ditë më vonë, Gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë “garanci pasurore 1 milion lek” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore çdo javë, ditën e hënë ora 13.00”. Gjyqtar i çështjes ishte Alban Veçani. Masa e sigurisë është marrë pardje, në
Gjykata i la afat deri në dt. 29 gusht, turkut për të paguar garancinë dhe deri në pagesë duhet të qëndrojë në masën “Arrest me burg”.

Vitet e fundit është vënë një tendencë në rritje e shtetasve turq për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Sarandë përmes rrugëve detare, kryesisht me pasaporta të falsifikuara përmes trageteve ose të fshehur nëpër jahte e veliera. Ka pasur raste që ata kanë ardhur edhe me gomone në Sarandë.

Ardhjet e tyre të dyshimta shpesh kanë rezuluar të lidhura me trafikun e drogës, ku shumë gomone apo veliera janë kapur ose në Greqi ose në Turqi, të ngarkuar me marijuanë të nisur nga brigjet e Sarandës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME