Categories Lajme

Motra e të mbijetuarës në Qafë Muzinë: Po vinte tek unë, që dje kishte një parandjenjë

Nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e së enjtes në Qafë-Muzinë pati fatin që të mbijetonte vetëm një vajzë e re.  Vajza është shtatzënë dhe mesa duket ka marrë lëndime por është jashtë rrezikut për jetën.

Në një deklaratë për mediat, motra e saj e ka cilësuar si një fat të madh faktin që ajo mundi të mbijetonte. Ndërsa i dridhet zëri, ajo thotë se e motra është mirë dhe se ka thyer krahun, është e tronditur dhe qan.

“Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë. Ka thyer krahun. Kam pasur një komunikim një minutësh. Nuk ka fat më të madh. Po vinte tek unë, se ishim në Sarandë. Edhe më tha që kishte një parandjenjë të keqe. Zoti është i madh, nuk e di.”

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shoferi dhe katër pasagjerë që udhëtonin në një furgon pasi ky i fundit u përplas me një fuoristradë që drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka.

Furgoni drejtohej nga Bardhi Prodo, i cili ndërroi jetë në vend. 51 vjeçari ka tentuar të shmangë mjetin “Land Rover” që po lëvizte me shpejtësi por përplasja ndodhi dhe përfundoi në humnerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME