Categories Politike

Balla takon zyrtarin e DASH: Partneriteti strategjik me SHBA përbën një nga themelet e politikës së jashtme të Shqipërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla  zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerika të Shtetit, Dave Kostelancik  dhe të ngarkuarën e SHBA në vendin tonë, Leyla Moses-Ones.

Përmes postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Sipas Ballës, qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sot prita në një takim Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit zotin Dave Kostelancik, sëbashku me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Shqipëri zonjën Leyla Moses-Ones. Për Shqipërinë marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Qeveria jonë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shqipëria është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, gjithashtu gjatë vitit 2020 do të ketë Presidencën e OSBE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME