Categories Lajme

Si sot 15 vite më parë… Lorik Cana kujton ditën kur Shqipëria mposhti ish- kampionët e Europës

Si sot 15 vite më parë kombëtarja shqiptare e futbollit luante përballë kampiones së Europës, Greqisë. Helenët vinin në Tiranë si kampionë pasi fituan Europianin në Portugali, ndërsa Shqipëria si një ekip modest me në krye teknikun gjerman, Hans Pieter Briegel.

Gjithsesi entuziazmi nuk mungonte tek shqiptarët, sidomos tek emigrantët në Greqi të cilët kishin ardhur në Tiranë por dhe ata që kishin mbushur sheshet e qyteteve greke, për të parë kombëtaren e atdheut të tyre përballë vendin i cili i priti jo fort mirë, me nota racizmi dhe padrejtësie. Tifozat Kuq e Zinj menduan t’i prisnin grekët me një banderolë ironike, e cila rezultoi më pas tronditëse për miqtë “This is not Portugal”.

Vetë ish- kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana kujton atë ditë thjesht duke shkruar datën 4.9.2004 dhe rezultatin 2-1 shoqëruar para golave, dy flamujt e vendeve. 36- vjeçari në atë kohë luante si mesfushor me numrin 5,

Në fillim ishte Edvin Murati i cili përfitoi në minutën e 4′ nga një dhuratë e mbrojtjes greke për ta çuar topin drejt jetës. Entuziazmi ishte i lartë, dhe Adrian Aliaj mendon të çojë peshë stadiumin. Me një goditje nga 35 metra, mbrojtësi lë pa lëvizur portierin legjendar grek Nikopolidis për t’i çuar në qiell të shtatë të tijët. Grekët brenda pjesës së parë ngushtojnë shifrat me Stylianos Giannakopoulos. Deri në fund një popull i tërë i cili ndiqte atë sfidë qëndruan me dorë në zemër. Por ishte e shkruar, ishte dita e shqiptarëve. Arbitri fërshëllen dhe të gjithë në festë. Trajneri i Greqisë, Otto Rehagel i cili largohet nga stadiumi pa i dhënë dorën Briegel, ndërsa ky i fundit lë mënjanë ftohtësinë gjermane për ta festuar si shqiptar. Tifozët kuqezinj mbushin rrugët e Tiranës gjatë gjithë natës për të përjetuar një ëndërr, e cila 90 minuta më parë e mendonin të pamundur.

Fitorja 2-1 përballë Greqisë në 4 shtator 2004 do të mbahet mend si një nga ditët më të lavdishme të futbollit shqiptar.

Postimi i Lorik Canës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME