Categories Lajme

Ballkani i Hapur? Rama: Nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll. 3 vendet që nuk u përfshinë…!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç u pyet nëse ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur.

Rama shtoi se Open Ballkan nuk është kompania e tij private, ndërsa përsëriti se kjo nismë e ka përfunduar misionin e tij dhe tani është e rëndësishme që të fokusohen tek Procesi i Berlinit.

”Së pari Ballkani i Hapur, nuk është kompania ime private që unë e hapa dhe unë e mbyll. Ballkani i Hapur është nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë pata privilegjin të jem pjesë. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim, që Ballkani i Hapur e ka shprehur misionin e vet por nuk e imagjinoj që procese e nisma të konsoliduar do ndalojnë të gjitha. Nuk është kompania ime. Unë kam shprehur opinionin tim.

Dhe pse në këtë moment? Sepse duke ju kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative haluçiante, ata kanë dëmtuar Procesin e Berlinit dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për një nismë që ka pasur një virtyt të frytshëm. Po ashtu kemi thënë që kur ne kemi firmosur në Berlin, ne që ishim pjesë e Open Balkan kemi bërë firmë teatrale se kemi firmosur dhe më parë. Thënë këto ne duhet të përqendrohemi te Procesi i Berlinit tani, sepse kemi mundësinë historike të futjes në proces të një plani financimi nga BE për rajonin për të cilën duhet të përpiqemi të gjithë bashkë.

Juve e doni o brenda o jashtë, po mund të jesh dhe brenda dhe jashtë. Nuk është kompani. Unë kam opinion tim, por duhet t’i ballafaqojmë këto opinione me të tjerët. S’është as kamion. Ka 72 nisma të tjera në rajon. Sa më shumë t’i numërosh aq më shumë të vjen të ikësh me vrap. Askush s’merret me to, merren me Ballkanin e Hapur. Duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit. Por Ballkani i hapur ka hapur panairin e verërave, ta mbyllim atë tani?”, tha Rama.

Rama: 3 vendet që nuk u përfshinë, nuk përfituan nga lehtësirat e Ballkanit të Hapur

Kryeministri Edi Rama tha nga Podgorica se Ballkani i Hapur ka krijuar lehtësira për vendet që u përfshinë, ndërsa 3 vendet që nuk pranuan të merrnin pjesë nuk kanë përfituar lehtësirat në eksporte dhe importe. Kreu i qeverise u shpreh se kjo nismë i ka afruar edhe më shumë.

Tre nga 6 nuk u përfshinë edhe dëmtuan veten e tyre, nuk përfituan nga ato që përfituan tre të tjerët.  Sipërmarrja boshnjake iu kërkon Ballkanin e hapur, për arsyen se iu dha mundësi këtyre tre vendeve që të jetësojnë disa marrëveshje që duhet të ishin jetësuar me Berlinin, por u tërhoqën zvarrë. Ca kanë përfituar mund të pyesin, mund ti referoheni shifrat e eksportit dhe importit se është bërë më e lehtë të lëvizësh me barrierat tarifore, 3 palë certifikata, 3 palë dokumente fito sanitar për domatet e zarzavatet. Domatet pa Ballkanin e hapur kur nisen nga Saranda dhe shkojnë në Bosnjë arrijnë salcë. Kështu që ka shumë të tjera, por s’dua të zgjatem. Ballkani i hapur na ka ndihmuar për t’u afruar me njëri-tjetrin. Aliahmeti e përkufizon Ballkanin e hapur si nismën më të dobishme të paqes në Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME