Categories Lajme

Lidh Vlorën me Llogaranë, Hapet për qarkullimin e automjeteve aksi rrugor Orikum-Dukat

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme punimet në aksin Orikum-Dukat. Për të gjithë qytetarët që këtë fundjave do të shkojnë drejt jugut ajo dha edhe lajmin e mirë, se kjo rrugë do të hapet.

Sakaq Balluku theksoi edhe rëndësinë e projektit, pasi lidh Vlorën me tunelin e Llogarasë.

“Jemi në Vlorë aty ku të gjitha kantierët kanë nisur prej kohësh dhe janë drejt përfundimit. Sot do të hapim një segment shumë të rëndësishëm të Orikum-Dukat, një nga projektet më të rendësishme që lidh Vlorën me tunelin e Llogarasë. Të gjitha automjetet që do shkojnë sot drejt jugut, do shikojnë se rruga përfundon ne hyrje të Llogarasë dhe imagjinoni se fiks pas një viti nuk do ti futeni Llogarasë, por do ti futeni tunelit pasi ne qershor 2024 do dorëzojmë tunelin e Llogarsë”- u shpreh Balluku nder te tjera.

Megjithatë ajo u bëri edhe një apel shofereve që të ecin me kujdes pasi shtresat asfaltike ende nuk kanë përfunduar, por menjeherë pas sezonit do të nisin punimet.

Balluku shtoi se rruga do të mbikëqyret nga policia rrugore, si një rrugë e re.

Kjo rrugë ka vijën e verdhë, që është kantier, e hapëm për të qenë e aksesueshme për periudhën e turizmit, por sigurisht do të vazhdojmë këtu punimet pasi të mbaroje sezoni, pas datës 1 tetor. Ndaj bëni kujdes, të ndiqni vijën e verdhë dhe të ecni me shpejtësinë  e diktuar në tabelat brenda kantierit”- shtoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME