Categories Lajme

Ballsh, vajza i bërtiste të atit: Çfarë i bëre mamit!

Gazmend Musta, i cili u arrestua pasi vrau bashkëshorten dhe motrën e kësaj të fundit vetëm 18 vjeçe ka shprehur pendesë gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e policisë së Fierit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 34-vjeçari ka pranuar se nuk kishte marrëdhënie të mira me prindërit e bashkëshortes dhe se sherri kishte nisur pasi Gentiana kishte kërkuar që të shkonin për vizitë tek familjarët e saj.

Krimi i dyfishtë ndodhi në familjen Musta që jeton në katin e pestë të një pallati në lagjen “5 Shkurti” dhe fqinjët kanë parë autorin jashtë pallatit me fëmijët, ndërsa vajza e vogël bërtiste: “Çfarë i bëre mamit!”

“Ishte rreth ora 17:00. Djalin e kishte në krah dhe vajzën për dore dhe po dilnin. Gati t’i fliste se dëgjoja fëmijët që bërtisnin dhe vajza i thoshte çfarë i bënte mamit!”

Ende janë të paqarta shumë momente dhe rrethana që quan në këtë krim të rëndë brenda familjes, ndërkohë që burimet nga grupi hetimor thanë se 34-vjeçari në momentin e marrjes në pyetje nuk ka qenë në dijeni se kishte vrarë bashkëshorten e tij duke e menduar se vetëm e kishte plagosur

“Ma shikoni pak gruan a është më mirë?”, mësohet t’u ketë thënë Gazmendi policëve.

Sherri mes bashkëshortëve

Këtë të mërkurë në familjen e tyre kishte ardhur motra 18-vjeçare e bashkëshortes për festat e fundvitit.

Sipas burimeve debati ka nisur kur bashkëshortja i ka kërkuar 34-vjeçarit që të shkonte pranë familjes së saj bashkë me të motrën.

Kjo kërkesë sipas të dhënave të para ka ndezur debatin, ndërsa 34-vjeçari nën ndikimin e alkoolit, ka qëlluar me thikë fillimisht kunatën, e cila kishte ndërhyrë për t’i qetësuar, e më pas bashkëshorten e tij.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur 3 dhe 7 vjeç të familjes Musta.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku arrestoi autorin e vrasjes së parë për vitin 2019./oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME