Categories Kuriozitete

Histori/Si e mori Shqipëria “çmimin për ushqimin” në vitin 1987

Me 6 prill të vitit 1987, Shqipërisë do t’i akordohej një çmim ndërkombëtar për ushqimin. Shtypi i kohës sillte një artikull të gazetës zyrtare të komunistëve daneze ku evidentohet ky çmim që iu akordua Shqipërisë në një event për ushqimin të mbajtur në Meksikë.

Gazeta daneze “Arbejdern” e 22 prillit të vitit 1987 raportonte se çmimi iu dorëzua Sofokli Lazrit si përfaqësues i Shqipërisë.

Shpesh përgjatë viteve është përmendur fakti se ky çmim iu akordua Shqipërisë nga organizata botërore e ushqimit FAO.

Duket e çuditshme duke qenë se në atë kohë, Shqipëria po përballej me problematika serioze për furnizimin e popullatës me ushqime e sistemi që po aplikohej për furnizimin ishte ai i tollonëve ushqimore.

Në fakt, zyrtarët e FAO-s ishin vetëm në cilësinë e pjesëmarrësve në atë event të organizuar nga dega lokale e ushqimit në Meksikë në vitin 1987 – shkruan gazetari Kreshnik Kucaj i portalit Scan.

Çmimi nuk ishte i FAO-s, ai mbante emrin “Enrique Diaz Balestros” një funksionar i administratës meksikane të ushqimit të atyre viteve që vlerësohej për kontributin e tij dhënë në çështjen e furnizimit ushqimor në rang kombëtar. Ishte më shumë reflektim i marrëdhënieve që Meksika kishte më Shqipërinë.

Një dekadë më herët, në vitin 1976 Shqipëria ishte një nga tre vendet, sëbashku me Kinën, që mbështeti kandidaturën e Meksikës në garën për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. në këtë garë ishte ish presidenti i Meksikës Luis Echeverría Álvarez përballë sekretarit që garantonte për një mandat të dytë Kurt Waldheim.

Gara do të fitohej nga ky i fundit, megjithatë kjo votë e Shqipërisë duket se diktoi mbajtjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve në vitet në vijim, marrëdhënie të cilat do të shoqëroheshin edhe me një vizitë në Shqipëri të ish presidentit Echeverría në vitin 1986 e më pas me akordimin e çmimit të ushqimit për Shqipërinë në vitin 1987. (SCAN)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME