Categories Lajme

Balluku: 1 500 qytetarë të riatdhesuar deri në fundjavë

Ministrja e Infrastrkuturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha sot se, 1500 persona gjithsej do të shkojë numri i riatdhesimeve deri në fundjavë, në kushtet e mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë COVID-19. Gjatë një inteviste televizive Balluku shpjegoi procesin e riatdhesimit në dinamikë zhvillmi.

“Mbi bazën e rezervimeve deri më datën 26 prill ne do të kemi 660 qytetarë të tjerë që kthehen duke e çuar kështu numrin në rreth 1500 qytetarë brenda 8 ditëve përmes 14 fluturimeve”- tha ajo. Harta e riatdhesimit po zgjerohet tha Balluku, ndërsa vuri në dukje se, “krahas Milanos,  Romës, Parisi është një destinacion që i ka të gjitha vendet e ezauruara. Londra po përgatitet për fluturimin e dytë, pasi fluturimi i parë është përfunduar sot”.

“Duke iu referuar kërkesave kemi identifikuar se Madridi është një destinacion që do të kryhet gjatë javës së ardhshme dhe ndërkohë është futur Bukureshti të cilin nuk e kemi diskutuar por kërkesa ka qenë e madhe dhe ambasadori ynë atje na ka kontaktuar dhe kemi  rënë  dokord që do të kryhet një fluturim. Gjithashtu dhe Vjena, të cilën e deklaroj se leja është e marrë dhe janë kryer të gjitha formalitetet per të kryer fluturimin në datën 27 prill ditën e hënë”, u shpreh ministrja.

Duke iu referuar shqiptarëve të mbetur jashtë Balluku tha se, deri më tani kanë ardhur 26 qytetarë nga shtete të ndryshme të SHBA-së. “Qytetarët shqiptarë nga Kanadaja apo SHBA kanë mundësi të riatdhesohen nëse  arrijnë të aksesojnë linjat në kryeqytete europiane”, tha ajo. Balluku tha se riatdhesimi i trupave të personave që kanë humbur jetën kryhet në mënyrë normale edhe nga SHBA apo vende të tjera.

“Ne po bashkëpunojmë për të riatdhesuar edhe qytetarë kosovarë që janë në vendet  europiane dhe pasi arrijnë në Rinas ata shoqërohen drejt Kosovës”, u shpreh ajo. Balluku konfirmoi për kryerjen e udhëtimeve të tjera, në Romë, Londër Frankfurt dhe theksoi se asnje qytetar nuk do të mbetet pa u riatdhesuar.

Ajo shpjegoi rastin e 55 shtetasve shqiptarë që janë Arabinë Saudi për të cilët po punohet të gjendet një zgjidhje me ndonjë nga linjat. “Ndërsa 35 punonjës shqiptarë në Katar do t’i sjellim shumë shpejt dhe 75 kadetët e shpërndarë nëpër Turqi  brenda fundjavës tjetër do të riatdhesohen”, tha ajo. “Malta është një destinacion që po shikojmë për t’i kryer riatdhesimet për më pak se 170 qytetarët e mbetur atje”, u shpreh ajo, ndërsa për një çift të mbetur në Tajlandë, Balluku tha se do t’i kontaktonte vetë për të gjetur një zgjidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME