Categories Lajme

Bedinaj: Ne si operatorë turistikë po diskutojmë t’i ulim çmimet deri në 50%, presim ç’do bëjë shteti

I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, sipërmarrësi Vasil Bedinaj u shpreh se sezoni turistik duhet të kishte filluar tashme, por ai theksoi se operatorët turistikë janë gati të hidhen në treg, pasi situata të hapet.

Bedinaj shtoi se operatoret turistikë janë gati që t’i ulin çmimet e paketave me 50%, por presin edhe reagimin e shtetit si palë në këtë proces.

Vasil Bedinaj: Vlora dhe Saranda janë të varur totalisht nga sektori i turizmit. Jemi në prill dhe duhet të ishim në ditët e para të sezonit turistik. Ne si operatorë jemi një hap përpara pasi nuk po ndalojë me shkëmbimin e ofertave dhe me komunikimin e kolegëve jashtë Shqipërisë. Jemi gati që të hidhemi në treg pasi kjo situatë që të hapet, por jo gjithçka varemi ne, pasi pala tjetër është shteti.

Si shoqatë sot i kemi dorëzuar dhe i kemi ofruar ndihmën tonë ministrit Klosi, sepse Italia sot i ka publikuar rregullat se si do të funksionojnë baret, hotelet dhe të gjitha shërbimet e tjera turistike. një pjesë e jona duhet të fokusohemi që të jemi gati kur të hapet situata, që të mos diskutojmë pastaj se cilat do të jenë rregullat dhe lehtësimet. Ne si operatorë po diskutojmë që t’i ulim çmimet e paketave tona deri në 50%, por duam të dimë se çfarë do të bëjë shteti, se ne e dimë që nuk do të kemi fitim ketë vit, duam thjeshtë të mbajmë fuqinë punëtore pasi i kemi trajnuar për vite. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME