Categories Lajme

Banka e Shqipërisë: 23% e familjeve kanë marrë të ardhura në formën e dërgesave nga emigrantët

Sipas Vrojtimit mbi Financat dhe Konsumin e Familjeve Shqiptare, zhvilluar së fundmi nga Banka e Shqipërisë, vlerësohet se gjatë vitit 2018, 23% e familjeve shqiptare kanë marrë të ardhura në formën e remitancave. Pavarësisht peshës që ato mbartin, eksperienca ndërkombëtare dhe ajo vendase kanë treguar se ky burim financimi është larg niveleve potenciale të shfrytëzimit të tij. Një përdorim më efektiv i këtyre fondeve do të sillte një vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare. Pengesat kryesore që frenojnë efektin multiplikativ të remitancave, lidhen kryesisht me kostot e larta dhe kanalet joformale të dërgimit të tyre. Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë në vazhdimësi ka ndërmarrë nisma dhe reforma për të zbehur ndikimin e këtyre pengesave, si dhe rritjen e përfshirjes financiare.

Të dhënat bëhen të ditura nga “Diaspora dhe Pagesat” që është botimi i dytë i Bankës së Shqipërisë, kushtuar emigracionit dhe diasporës. Ky botim vë theksin në risitë e sistemeve të pagesave dhe në mbështetjen që ato japin në thithjen dhe përdorimin me efikasitet të shtuar të dërgesave valutore nga emigracioni dhe diaspora. “Diaspora dhe Pagesat”, pason botimin e vitit të kaluar, të titulluar “Remitancat: Një mbështetje për zhvillim”, çka dëshmon për një angazhim analitik të Bankës së Shqipërisë në lidhje me emigrantët, dërgesat e emigrantëve (remitancat) dhe përdorimin efektiv të tyre. Migracioni, në tërësinë e dimensionit të tij kulturor, social dhe ekonomik, përbën një nga shtyllat kryesore të axhendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për uljen e varfërisë.

Një nga mjetet e rëndësishme për materializimin e objektivave të vendosur është rritja e përfshirjes financiare të familjeve pritëse të remitancave, për të mundësuar efektivitet maksimal në përdorimin e të ardhurave nga emigrantët në vendet e origjinës. Të dhënat e fundit të bilancit të pagesave tregojnë se të ardhurat nga emigrantët vazhdojnë të mbeten një fluks i rëndësishëm financimi për ekonominë shqiptare. Mesatarisht gjatë periudhës 2008-2018, remitancat kanë përbërë 12% të PBB-së së Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME