Categories Lajme

Rezultoi thesar me vlerë 24 milionë euro, qeveria bllokon nxjerrjen e pikturës jashtë vendit

Zbulimi i një pikture të shekullit 13-të të artistit të famshëm Cimabue në kuzhinën e një gruaje në Francën veriore mahniti botën e artit dhe qeveria vendosi ta klasifikojë si një thesar kombëtar. Franca ka ndaluar nxjerrjen e “Christ Mocked” për 3 muaj jashtë vendit për të marrë kohën e duhur për mbledhjen e fondeve që ta blejë për kombin e vet.

E gjetur në shtator, piktura u shit në ankand një muaj më vonë për 24 milion euro. Vepra e artit, vetëm 20.3 cm e gjatë dhe 28.5 cm e gjerë, u vu re nga një drejtuese ankandi gjatë një vizite në banesën e një gruaje të moshuar pranë qytetit të Compiegne. Gruaja ishte rreth 90-vjeç dhe ishte transferuar në një azil pleqsh, kështu që po bëhej inventari para se shtëpia e saj të boshatisej. Philomene Wolf zbuloi pikturën që varej mbi një pllakë në kuzhinë. Pronarët mesa duket mendonin se bëhej fjalë vetëm për një ikonë ruse, ngjyrat e së cilës ishin zbehur ndër vite. Por nuk e dinin që në shtëpi kishin një thesar. Vlerësuar nga ekspertët në Paris, vepra u identifikua si një pikturë e Cimabue dhe më pas doli në ankand. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME