Categories Lajme

Banorë të Lumasit çojnë në SPAK kryebashkiaken e Dimalit

Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juljana Memaj dhe administrator i shoqërisë “Salillari”, Pëllumb Salillari janë kallëzuar në SPAK nga banorët e fshatit Lumas.

123 banorë dorëzuan kallëzimin e tyre, ku kërkojnë ndjekje penale për veprat “Shpërdorim detyre”, “Shpërdorimi i tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

“Jemi vënë në dijeni të disa veprimeve kriminale të kryera nga Pëllumb Salillari. Shoqëria “Salillari” SH.P.K me administrator Pëllumb Salillarin ka shkatërruar dhe prerë kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal.

Kjo masakër mjedisore është bërë me qëllim nga kjo shoqëri për zgjerimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për gurore dhe furrave të gëlqeres në bashkinë e Dimalit. Janë djegur rreth 30 ha pyje, duke rrafshuar të gjithë kodrën me pisha në lagjen “Guri i Bradhë” në Dimal, vetëm për përfitimet e tij”, thuhet në kallëzimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME