Categories Lajme

Banorët e “5 Majit” i bëjnë rezistencë ultimatumit të bashkisë: Duam banesa sipas ligjit!

Banorët e “5 Majit” vijojnë rezistencën kundër prishjes së banesave të tyre. Ditën e djeshme disa familjeve të kësaj zone u ka mbërritur një njoftim në të cilin thuhet se më datë 22 shkurt banorët duhet të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak se IMT dhe Bashkia e Tiranës do të ndërhyjnë për të prishur banesat e radhës.

Por, ata kanë vendosur që t’i bëjnë rezistencë ultimatumit të bashkisë, ndërsa kërkojnë që të marrin dëmshpërblim, pasi sipas tyre “3 kurorë nuk mund të jetojnë vetëm në një banesë”.

“Nuk ka ardhur asnjë nëse jemi gjallë apo kemi vdekur, po nuk morëm përgjigje për bashkinë ne nuk dalim që kështu. Qysh në datën 19 s’ka ardhur askush të pyesë. Isha dje në komisioni i ligjeve dhe askush nuk e çan kokën. Më nxorën familjen jashtë dhe askush nuk jep përgjigje.

Ne nuk kemi çështje politike vetëm kërkojmë të drejtën tonë. Duam kontratë të rregullt kur ta firmosë Veliaj me vulë dhe noter. Duam metër për metër të kompensohemi, s’kemi lidhje me politikën, i kemi bërë me mundin dhe djersën tonë. Edhe po e rrëzoi shtëpinë unë do të fle këtu në çadër.”-tha banorja e “5 Majit” nënë Liza.

Ndërkohë, një tjetër banor ka thënë:

Veliaj nuk jep kontratë të rregullt, metra katrorë as dokument të noterizuar. Unë jam duke pritur të bëhet ky pallat këtu unë futem brenda me gru me fëmijë dhe le të vijë të më nxjerrë nga shtëpia. Unë kam firmos kontratën se s’marr vesh jam me 4 klasë shkollë, ne jemi 3 kurorë familje brenda një banese, veç babai mori bonus qiraje. Edhe ne të tjerët jemi brenda. Kontrata është skandaloze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME