Categories Lajme

Manastirliu nga Poliklinika e Vlorës: Instalohen për herë të parë në sistemin publik 4 aparatura moderne DEXA për matjen e densitetit kockor

Katër aparatura moderne të DEXA, për matjen e densitetit kockor, janë instaluar për herë të parë në sistemin shëndetësor publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër instalimin e kësaj aparature në Poliklinikën e Vlorës, ku deklaroi se aparatura të tilla do të instalohet për herë të parë edhe në Tiranë dhe Shkodër.

Është një investim i ri, i cili tashmë ka ardhur në Vlorë por edhe në Shkodër dhe Tiranë dhe janë aparaturat e reja që ndihmojnë ekzaminimin e densimetrisë kockore, në funksion të ekzaminimeve që bëhen për kontrollin e osteoporozës, kështu që besoj që ishte më se e pritur nga të gjithe ju dhe është hera e parë që këto aparatura instalohen në sistemin publik. Janë 4 aparatura të reja në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër“, deklaroi Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Poliklinikën e Vlorës, Manastirliu bëri apel për vaksinimin me dozën e tretë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të mjekëve të familjes për informimin e qytetarëve, me qëllim vijimin me intensitet të procesit të vaksinimit antiCOVID.

Viti i shkuar ka qenë i vështirë, edhe ky vit që ka hyrë me rritjen e rasteve me omicron, me çfarë shihet ka një situatë e cila është e qëndrueshme, por falë vaksinimit ia kemi dalë.

Doza e tretë dhe sidomos në personelin mjekësor ka siguruar një mbrojtje vërtetë efektive dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë detyrë të madhe që ne kemi ndaj gjithë popullatës, pra për të rritur mbulesën vaksinale edhe për t’u siguruar që ju mbi të gjitha, të jeni të shëndetshëm e të siguroni kujdesin shëndetësor për ta, sepse jeni të mbrojtur tashmë me dozën e tretë.

Por edhe ata që nuk e kanë bërë ende dozën përforcuese të mund të binden nga ju sepse tek ju kanë besim qytetarët dhe jo të dëgjojnë teoritë konspirative“, theksoi Manastirliu.

Investim i qeverisë shqiptare për pajisjen e poliklinikave dhe spitaleve  me pajisjen mjekësore për matjen e densimetrisë kockore për personat që vuajnë nga ostoporoza, një investim në vlerën 15.4 mln lekë. Aparaturat do të instalohet në Polikliniken Qendrore në Tiranë, në QSUT, Poliklinikat e Spitaleve  Vlorë dhe Shkodër.

Dexa është aparat që përdoret per diagnostikimin e sëmundjes së osteoporozës, e cila ndodh më tepër te gratë mbi moshën 50 vjeç dhe në meshkujt mbi 60. Nga të dhënat e OBSH-së, 13%- 18% e grave pas moshës 50 vjeç kanë gjasa të vuajnë nga osteoporoza dhe 70% e moshës mbi 80 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jetë luksi në hotele me katër yje dhe shpërndarje kokaine me skuter elektrik! Arrestohet ‘turisti’ shqiptar në Itali

Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME